Një sulm DDoS ka rrëzuar uebfaqet më të mëdha të internetit në botë këtë mëngjes, pasi kompania ‘Dyn’ që ofron shërbime DNS është goditur nga një sulm i tillë.
Uebfaqet e prekura janë Twitter, Spotify dhe Vox Media, transmeton portali arbresh.info. Në një njoftim të lëshuar në mëngjes, ‘Dyn’, që është përgjegjës për shumë faqe, ka konfirmuar se ishte sulmuar.
“Duke filluar nga ora 11:10 ne jemi përballur me një sulm DDoS ndaj infrastrukturës sonë për DNS”, shkruan ‘Dyn’ në një deklaratë.
Shumë uebfaqe ishin rrëzuar si rezultat i këtij sulmi, përfshirë Reddit, Airbnb, Tumblr, Amazon dhe The New York Times./arbresh.info
Inaki Williams flet për vendimin që mori vëllau i tij për ta...
Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbr...
Tragjedi në Spanjë, mbytet anija me emigrantë
Vrasja e Nasrallah, Izraeli: Luftën nuk e kemi me popullin l...
Ballkani mposht thellë Ferizajn, Drita triumfon ndaj Dukagji...
Haradinaj kujton kur mori ‘PO’-në e SHBA-së për krijimin e u...