Google ADS

Rreziku nga përdorimi i telefonit

14:08 | 30 Prill 2017
Arbresh.info

Një studim i kohëve të fundit i “Surgical Technology International” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, thotë se leximi i teksteve në telefon mund të dëmtojë rëndë qafën dhe shpinën. Fizioterapistët, ata që realizuan studimin këtë diagnozë e kanë quajtur “Qafa e Tekstit”.

“Qafa e tekstit nuk është vetëm një problem që ka të bëjë me leximin e tekstit”. ‘Qafa e teksteve’ është një problem edhe i lojërave dhe i postës elektronike”, tha Dr Dean Fishman, njëri prej studiuesve. Fishman fillimisht  këtë term e shpiku në vitin 2008, gjatë ekzaminimit të një pacienti 17-vjeçar. Adoleshenti erdhi duke u ankuar për dhimbje koke dhe qafe. Fishman duke u përpoq  t’i shpjegonte nënës së pacientit saktësisht se çfarë i problem kishte djali i saj, duke bërë një eksperimenti të vogël.

Adoleshenti u ul në një karrige, dhe filloi të përdorte telefonin e nënës së tij. Kokën e mbante shumë ulur drejt ekranit të telefonit. “E dija se këtë problem kishte”, tha Fishman. Një tjetër hulumtues, kirurgu i shtyllës kurrizore të Nju Jorkut, Kenneth Hansraj, gjatë studimit zbuloi se përkulja e kokës për të parë telefonin që e mbani në duar shkakton dëmtime të rënda në qafë.

Studimi i Hansraj përfshin ilustrime të asaj që ndodh kur përdoruesit e telefonisë celulare përkulen në 15, 30, 45 dhe 90 gradë për të parë pajisjet e tyre. Ai këshillon që përdoruesit të jenë të vetëdijshëm për pozicionimin e trupave të tyre. “Ne rekomandojmë që njerëzit të vazhdojnë të gëzojnë pajisjet e tyre të mençura, por që t’i kushtojnë vëmendje të veçantë pozicionit të kokës së tyre”, tha Hansraj për Huffington Post.

Nëse ju nuk mundoheni t’a mbani kokën drejt, ndërkohë që jeni duke përdorur telefonin tuaj, mund të ketë pasoja afatgjata në lidhje me shëndetin. Qëndrimi në atë që ekspertët e quajnë “qëndrimi i kokës përpara” mund të çojë në tendosje të muskujve, herniacione të diskut dhe nerva të dëmtuara. Me kalimin e kohës, ajo mund ta ndryshojë kurbën natyrale të qafës tuaj.

Gjithashtu ekspertët thonë se vitet e fundit është vënë re një shtim i numrit të pacientëve që kanë problem me shpinën dhe qafën për shkak të përdorimit të pajisjeve celulare. Një përqindje të madhe të këtyre pacientëve e zënë fëmijët dhe të rinjtë. Fëmijët 8 deri në 18 vjeç shpenzojnë mesatarisht shtatë orë e gjysmë në ditë duke përdorur aparatet celularë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme