Në Koprivnicë të Kroacisë, shoferët ka hutuar një rrethrrotullim i ri.
Ky rrethrrotullim po u krijon probleme të mëdha banorëve të atjeshëm, transmeton Telegrafi.
Në një video amatore shihen se shoferët janë hutuar, dhe se nuk është se po e respektojnë edhe aq rregullin e paraparë në një rrethrrotullim.
Një pjesë e problemit, besohet se qëndron në faktin se në të njëjtin vend ka ende tabela me rregulloren e mëparshme të qarkullimit.
Sapo është lyer rrethi i kuq në mes të rrethrrotullimit të ri, ende duhet të vendosen bordurat dhe pjesët e tjera të rrethrrotullimit, kështu që është ende në përgatitje.
Autoritetet kroate të këtij qyteti kanë lutur qytetarët që të lëvizin me më shumë kujdes në atë pjesë të rrugës, deri në funksionalizmin e plotë të rrethrrotullimit. /Telegrafi/
— 💀Patogeni puding💀 (@PatogeniP) April 30, 2024
Lajçak: Dy javët e fundit, fokusin e kisha në dialog
“Travel and Tour World”: Shqipëria moment historik të ri në ...
Rama ndan pamjet: Punimet në urën mbi lumin e Tiranës janë r...
Sot mbahet protestë solidarizuese me punëtoret teknike të Ku...
Ngjarjet e paralajmëruara për sot
Shpërthim me tritol në Shkodër