Rreth 85% e telefonave Note 7 janë rikthyer në SHBA

14:48 | 5 Nëntor 2016
Arbresh Info

Samsung ka thënë se rreth 85 për qind e telefonave Note 7 janë rikthyer në SHBA, që do të thotë se 285 mijë njësi janë duke u përdorur nga konsumatorët.

Por, për të rikthyer sërish këta telefona, Samsung ka në plan të shqetësojë përdoruesit e tyre duke i shfaqur konsumatorëve mesazhe çdo herë pasi të fikin ekranin e tyre, shkruan portali arbresh.info. Kompania koreane synon të bëjë diçka të tillë përmes përditësimeve që do i lëshojë së shpejti.

Po ashtu, përditësimi do bëjë që bateritë të mos kenë mundësi të mbushen më shumë se 60 për qind duke ndikuar në dëshirën e përdoruesve për të mbajtur ende telefonin Galaxy Note 7.

Mësohet se në SHBA përditësimi do të shkojë përmes operatorëve si Verizon, AT&T dhe T-Mobile që të gjithë kanë konfirmuar se do të ofrojnë përditësimin./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme