Për shembull, nuk të lejohet të postosh gjuhë të urrejtjes…me përjashtim nëse je duke ndërgjegjësuar të tjerët në lidhje me këtë.
Facebook e ka bërë të qartë se u takon përdoruesve që që t’i bëjnë qëllimet e tyre të qarta kur shpërndajnë përmbajtje të caktuar.
Ja disa nga përmbajtjet për të cilat Facebook thotë se nuk lejohen në platformën e saj.
Foto nudo të fëmijëve – edhe nëse ato postohen nga prindërit
“Për shembull, derisa kemi vënë kufizime për foto të gjokave të femrave që përfshijnë edhe thithkat, ne lejojmë foto të tjera, duke përfshirë paraqitjet e akteve të protestave, të grave që në mënyrë aktive përfshihen në ushqyerjen me gji, dhe foto pas operacionit për heqje të gjirit.
Kompania gjithashtu këshillon përdoruesit të mos shpërndajnë përmbajtje që tregojnë “shtrydhje të gjinjve lakuriq të femrave me përjashtim në kontekst të ushqyerjes me gji”.
Të pretendosh se një viktimë e një tragjedie është në të vërtetë një gënjeshtar, ose po paguhet të genjejë.
Konsiderohet si formë e ngacmimit, sipas udhëzimeve të Facebook.
“Pretendimet se një viktimë e një tragjedie të dhunshme është duke gënjyer se është viktimë, se po shtiret se është viktimë e një ngjarje të verifikuar, ose ndryshe që po paguhet ose është punësuar që të mashtojë njerëzit për rolin e tij në ngjarje kur dërgohet direkt te një mbijetues dhe/ose anëtar i familjes të një mbijetuesi ose viktimës.”
Pranimi i krimeve
Facebook nuk është një vend për të dalë i pastër për krime duke filluar nga vjedhja e deri tek sulmet seksuale në platformë.
“Megjithatë, lejojmë që njerëzit të debatojnë ose advokojnë për legalitetin e aktiviteteve kriminale, e gjithashtu që t’i adresojnë ato në mënyrë retorike ose satirike.
Përpjekja për të blerë, ose shitur, marihuanë ose droga të tjera
Njerëzit nuk mund të blejnë ose shesin marihuanë, ose ilaçe farmaceutike në platformë. Kjo përfshin shprehjen e interesit për blerje – ose të pyesësh nëse dikush është duke i shitur ose tregëtuar ato.
Kur vie puna te shitja e armëve, Facebook lejon disa kompani të shesin armë të zjarrit ose pjesë të armëve të zjarrit – por e kufizon pamjen e tyre për të rriturit mbi 21 vjeç dhe tutje.
Të qenit i pandjeshëm
Shënjestrimi i dobësive të dikujt mund të pasojë me heqjen e posteve të tua nga Facebook.
Kompania këshillon që të mos postoni përmbajtje që paraqesin njerëz realë dhe që “tallet me lëndimet fizike serioze të tyre, sëmundjet, ose paaftësitë, prekjet seksuale jo-konsensuale, ose vdekjen e parakohshme.”
Jo prapanica nudo, me përjashtim…
Sipas udhëzimeve të tij “anusi i dukshëm dhe/ose prapanicat e dukshme” nuk janë të lejuara në platformë “me përjashtim kur janë fotoshop i atyre të figurave publike.”
Thirrjet për dhunë për shkak të rezultateve të zgjedhjeve
Nën një seksion për dhunë kredibile/të besueshme, Facebook në mënyre eksplicite thotë që “çdo përmbajtje që ka deklarata me synim, thirrje për veprim, ose advokim për dhunë për shkak të rezultateve të ndonjë zgjedhje elektorale. “nuk lejohet në platformë”, /arbresh.info
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë