Google ADS

RollJam, pajisja 30 dollarësh që zhbllokon çdo veturë

12:57 | 9 Gusht 2015
Arbresh Info

Së fundmi hulumtuesit kanë demonstruar se si hakerët mund të rrëmbejnë nga larg një veturë duke kontrolluar frenat, timonin dhe transmisionin e shpejtësisë.

Tani, hulumtuesit kanë zbuluar një tjetër mënyrë për hakimin e veturave që mund të përdoret për të zhbllokuar thuajse të gjitha veturat dhe dyert e garazheve, shkruan arbresh.info. Mjafton të keni një radio, një mikrokontrullues dhe një bateri, që të gjitha së bashku kushtojnë më pak se 30 dollarë për të krijuar atë që quhet “RollJam”, pajisje e cila është në gjendje të zhbllokojë çdo veturë apo garazh përmes një butoni.

Hakimi i fundit ka përparësi në teknologjinë për zhbllokim pa tela që është përdorur edhe nga kompanitë gjigante të veturave. Këto sisteme pa tela për zhbllokim  nuk kanë nevojë për ndonjë çelës që i lejon pronarit të asaj veture të zhbllokojë veturën përmes një butoni nga një largësi prej 20 metrave.

Sipas hakerit Sammy Kamkar, RollJam arrinë të vjedh kodet sekrete të quajtur ‘Roling Code’, që gjenerohen çdo herë që prekni butonin për të bllokuar apo zhbllokuar pajisjen tuaj.

Gjatë një procesi testues, hakeri Kamkar ka zbuluar që RollJam punon edhe kundër një rangu të çipave që udhëheqin tregun, përfshirë sigurinë e lartë nga Rolling Code Generator që është krijuar nga National Semiconductor dhe sistemi i KeeLoq nga Microchip Technology.

Pajisja 30 dollarësh ishte e suksesshëm në zhbllokimin e veturave Chrysler, Fiat, Honda, Toyota, Daewoo, GM, Volvo, Volkswagen Group, Clifford, Shurlok, dhe Jaguar.

Për më shumë, RollJam është gjithashtu një pajisje që hap edhe dyert e garazheve, përfshirë Rolling Code Garage Door Openger nga kompania King Cobra. Kamkar ka në plan të prezantojë krijimin e tij në konferencën e hakerëve DefCon në Las Vegas./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme