Google ADS

Roboti i ri ‘tmerron’ me ngjashmërinë e tij me fytyrën njerëzore

19:50 | 3 Dhjetor 2021
L G

Një robot i ri humanoid duket se ka bërë hapa madhore për të kaluar ‘luginën e frikës’ duke u bërë gati i njëjtë me njeriun, teksa shfaq një seri shprehjesh njerëzore të fytyrës.

‘Ameca’ është roboti i krijuar nga grupi britanik Engineered Arts, i përshkruar si “roboti i përkryer humanoid për arritjen e ndërveprimit Njeri-robot.”

Në pamjet e mëposhtme shihen tiparet e frikshme të robotit-njeri në veprim, duke provuar se deklarata e kompanisë prodhuese nuk është shumë e ekzagjeruar.

Makineria në ngjyrë gri i ngjan shumë personazhit të filmit të vitit 2004 ‘Unë, Roboti,’ dhe ofron një rang të gjerë emocionesh njerëzore, të shoqëruara me lëvizje realiste të syve.

Në demonstrimin që duket si i para-programuar, Ameca fillimisht zgjohet, kontrollon krahët e veta me kuriozitet, dhe më pas bën një shprehje të çuditur të fytyrës, kur “vë re” se po filmohet nga të pranishmit.

Roboti “me emocione” tashmë mund të shitet ose të merret me qera.

Për momentin ai nuk është i lëvizshëm por krijuesit kanë në plan ta përmirësojnë duke premtuar se një ditë “Ameca do të bëjë gjithçka.”/topchannel/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme