Google ADS

Roboti i dizajnuar për t’u dërguar në Mars

19:48 | 5 Qershor 2016
Arbresh.info

NASA prezantoi së fundmi atë që cilësohet si pionieri i Marsit. Ky robot që shihni quhet Valkiri, dhe është dizajnuar për t’u dërguar në hapësirë.

Roboti është pjesë e një projekti që NASA po zhvillon me katër universitete, tre prej të cilëve ndodhen në Masachusets dhe një në Skoci. Kjo krijesë teknologjike mundet që të jetë shumë shpejt kolonizatori i parë i planetit të kuq.

Pajisja është dizajnuar në mënyrë të tillë që t’i mbijetojë kushteve që mund të rezultojnë vdekjeprurëse për njeriun. Thënë më qartë, ai mund të përfundojë i padëmtuar në rrethana të cilat do të mund ta vendosnin jetën e njeriut në rrezik.

Një telash i madh për zhvilluesit e projektit përbëjnë vonesat në komunikim, kur flitet për një largësi nga marsi në tokë. Kjo mund të vështirësojë edhe kontrollin e pajisjes, ndaj ajo që shkencëtarët po mundohen të bëjnë, është që të krijojnë një robot autonom.

Sipas tyre, një gjë e tillë do t’i japë mundësi robotit që të jetë më i saktë. Megjithatë, ekspertët janë e nde shumë larg arritjes së qëllimit të tyre. Ata thonë se janë ende në fazat e para dhe pajisja po testohet për të kryer në mënyrë perfekte disa veprime elementare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme