Njihuni me MAiRA Pro S, dirigjenten robotike të gjeneratës së ardhshme që bëri debutimin e saj këtë fundjavë në Dresden të Gjermanisë.
Dy performancat e saj në qytetin gjerman lindor kanë për qëllim të tregojnë përparimet më të fundit, si dhe muzikën e shkruar në mënyrë për të shfrytëzuar teknologjinë e shekullit të 21-të.
Drejtori artistik i Sinfoniker të Dresdenit, Markus Rindt, tha se qëllimi nuk ishte “të zëvendësonte qeniet njerëzore”, por të performonte muzikë komplekse që dirigjentët njerëzorë do ta kishin të pamundur.
Sinfoniker, i njohur prej kohësh për inovacione dhe deklarata politike, po feston 25-vjetorin me Robotersinfonie në sallën Hellerau në një koncert të ndarë në dy pjesë – një që drejtohet nga njerëzit dhe tjetra nga robotët.
Për të realizuar një ëndërr prej dy dekadash, Rindt punoi me specialistë nga CeTI i Universitetit Teknik të Dresdenit, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.
Ai ndjek inovacionin bazuar në parimin se robotët dhe njerëzit mund të bashkëpunojnë dhe jo të konkurrojnë.
Pacolli reagon pas dështimit të seancës: Deputetët që blloko...
Abdixhiku, Haziri e Kica-Xhelili ndalen të bisedojnë pas dës...
Dorëhiqet një gjykatës në Hagë
Historia frymëzuese e Acerbit – Heroi i Inerit që shpë...
Limaj: Nëse kemi ftesë nga Abdixhiku, i përgjigjemi
Krasniqi: Jam i gatshëm të komunikoj me të gjithë