Kompania e Kalifornisë, Lucid Motors, e cila kah fundi i vitit 2016 prezantoi elektroautomobilin e saj të parë luksoz – Air, ka bërë të ditur se versioni i produktit në SHBA do të kushtojë 52.500 dollarë.
Modeli, i cili në treg pritet t’i kundërvihet Tesla S, do të jetë në fillim më i lirë se sa rivali për rreth 16.000 dollarë.
Për shumën fillestare prej 52.500 dollarë, blerësit do të fitojnë limuzinën luksoze elektrike në versionin me motor të pasmë dhe agregat të motorit prej 400 ks.
Po ashtu, Lucid Air bazik është dashur të ketë për 50 km autonomi më të madhe për dallim nga modeli më i lirë Tesla Modela S – me mbushje të baterisë e cila kalon 386 km për një vozitje, derisa Tesla S60 ka radius të lëvizjes prej 338 km. Pritet që Lucid Motors të dalë në shitje vitin e ardhshëm, ndërsa do të kushtojë mbi 100 mijë dollarë dhe do të jetë konkurrent i Tesla Model S100./Arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...