Galaxy S10 nga Samsung mund t’i shtyjë kufijtë e asaj që ne kishim menduar se mund ta arrinte një telefon celular. Kështu, me risinë e re, prurja e re e kompanisë koreano-jugore mund t’i lërë pas iPhone-t dhe laptopët e Apple.
Një raport i ri, nga GF Securities i Hong Kongut, pohon se Galaxy S10 do të vijë i pajisur me 12 GB RAM. Po, e shikuat mirë, 12 GB RAM nuk mund t’i gjeni në asnjë telefon tjetër të zgjuar. Madje nuk mund t’i gjeni as në shumë laptopë.
Ky hap i madh në hapësirën e RAM-it do të thotë një telefon që operon me super shpejtësi si kurrë më parë.
Mendohet se risia të ketë si qëllim përpunimin me shpejtësi të lartë të sasive të mëdha të të dhënave që rrjeti 5G do ta bëjë celularin të aftë për t’i marrë.
Sikur kjo të mos mjaftonte, thuhet gjithashtu se hapësira e magazinimit në Galaxy S10 do të rritet në një 1TB. Me pak fjalë ju do keni në xhep një telefon super të fuqishëm që mund ta zëvendësojë fare mirë laptopin.
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?