Ringjallet Jaguar XKSS

21:08 | 7 Korrik 2016
Arbresh.info

Gjatë New York Autoshow 2016, firma britanike për prodhimin e veturave Jaguar ka bërë të ditur se do fillojë riprodhimin e modelit legjendar XKSS.

Sipas CNN, Jaguar ishte munduar t’i prodhonte 25 vetura të tilla por për shkak të një zjarri të shkaktuar në vitin 1957 i ndërpreu prodhimet, transmeton KosovaPress.

Zjarri kishte ndodhur në fabrikën e tyre në Coventry të Anglisë, duke shkatërruar nëntë nga këto vetura.

Jaguar XKSS e kishte fituar garën Le Mans, për tri vite me radhë ndërmjet viteve 1955 dhe 1957.

Akoma ekzistojnë gjashtëmbëdhjetë vetura të tilla, dhe çmimi i njërës kushton më shumë se pesë milionë.

jaguar1 - Copy jaguar3

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme