Google ADS

Rekord në tregun e telefonave të mençur

09:10 | 28 Janar 2016
Arbresh Info

Bazuar në IDC, një rekord prej 1.43 milionë telefona të mençur është arritur në mbarë botën gjatë vitit 2015, një rritje prej 10.1% në krahasim me vitin 2014.

Në tremujorin e katërt të vitit 2015, shitjet arritën në 399.5 milionë njësi, një rritje prej 5.7% nga periudha e fundit tremujore në vitin 2014, shkruan arbresh.info. Samsung udhëheq në tremujorin e katërt duke shituar 85.6 milionë pajisje në mbarë botën me 21.4% të tregut.  Apple qëndron në pozitën e dytë me 74.8 milionë njësi të shitura brenda kësaj periudhe. Kjo ishte një rritje prej 0.4% më shumë se ajo në krahasim me tremujorin e katërt në vitin 2014. Në vendin e tretë qëndron Huawei me 32.4 milionë pajisje të shitura.

Ndërkohë, Lenovo zë pozitën e katërt në tabelë e ndjekur nga kompania kineze Xiaomi./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme