Ashtu si gjitha platformat e rrjeteve sociale, Reddit ka parë një rritje të madhe të konsumimit të videove, dhe tani platforma po kërkon të gjejë më shumë mënyra për t’u mbështetur në opsionet e saj të videove në mënyrë që të kujdeset ndaj atyre trendeve.
“Ne jemi të lumtur të njoftojmë se Reddit ka përvetësuar platformën sociale me video të shkurtra, Dubsmash.
Misioni i Dubsmash është të lartësojë krijuesit e nën-përfaqësuar.
Ata kanë ndërtuar një produkt të bukur dhe argëtues që u mundëson përdoruesve të tyre të krijojnë përmbajtje unike, dinamike dhe interaktive.
Ndërsa Dubsmash do të ruajë platformën dhe markën e vet, ne gjithashtu shpresojmë të sjellim ekipet tona së bashku për të kombinuar përvojën unike të krijuesve të Dubsmash me motorin e komunitetit të Reddit” thuhet në njoftimin e Reddit.
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç