Raportohen probleme me Google Analytics

14:23 | 21 Tetor 2018
Arbresh.info
Pronarët e webfaqeve të shumta gjithandej në botë kanë raportuar probleme me Google Analytics.

Google Analytics është matës vizitash, produkt i Google, që përdoret nga pothuajse të gjitha sajtet në botë.

Sipas këtyre raportimeve Analytics nuk po numëron mirë vizitat në kohë reale.

Akoma nuk ka pasur përgjigje zyrtare nga ekipi i Google se pse po ndodh kjo.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme