Google ADS

Raporti i ri parashikon se modelet iPhone të këtij viti do të jenë më të shtrenjta

12:45 | 9 Shtator 2018
Arbresh.info

Një raport i kësaj jave zbuloi çmimet e mundshme të iPhone-ëve të këtij viti nga Apple, ku modeli më i lirë LCD prej 6.1 inç do të ketë çmim duke filluar nga 699 dollarë dhe modeli më i madh OLED prej 6.5 inç do të ketë çmim fillestar në 999 dollarë, i cili në thelb mban të njëjtin çmim si iPhone X i vitit të kaluar, transmeton Telegrafi.

Megjithatë duket se jo të gjithë pajtohen me këto çmime. Sipas Merrill Lynch nga Bank of America, ata po parashikojnë faktin që iPhone-ët e ri do të jenë më të shtrenjtë se më parë. Ata pretendojnë se modeli LCD do të ketë çmime duke filluar nga 799 dollarë, ndërsa iPhone Xs me 5.8 inç do të filloj në 999 dollarë, ndërsa iPhone Xs Max më i madh 6.5 do të lansohet për 1,049 dollarë, njofton Ubergizmo.

Meqenëse të gjitha çmimet që kemi dëgjuar deri tani janë të bazuara në thashethemet dhe parashikimet e analistëve, është e vështirë të thuash se cili mund të jetë i saktë. Thënë kështu, Apple është kritikuar në të kaluarën për çmimin e telefonave të tyre shumë të lartë dhe ne jemi të sigurt se nëse këto çmime janë të vërteta, produktet nuk do të priten shumë mirë nga shumë konsumatorë.

Apple ka konfirmuar që iPhone-ët e tyre të ri do të shpallen zyrtarisht më 12 shtator, që është e mërkura e ardhshme, dita kur të gjitha spekulimet e deritanishme do të konfirmohen si të vërteta ose jo. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme