Google ADS

Rafre, smartfoni që lahet me sapun

11:15 | 14 Shtator 2017
Arbresh.info

Ky është telefoni i ri i lançuar nga kompania japoneze Kyocera, që mund të lahet me çdo lloj sapuni apo detergjenti. Një nga risitë e tij është edhe ekrani me prekje që funksionon edhe me gishta të lagur apo dorashka.  

Duke e ditur se telefonat janë si magnet për tërheqjen e baktereve dhe pluhurit, Rafre  mund të lahet me ujë të ngrohtë me çdo lloj sapuni.

Po ashtu në këtë smartfonë, do të gjeni një aplikacion që ju lejon të lundroni nëpër recetat e gatimeve si dhe t’i përgjigjeni thirrjeve me gjeste, pa kontakt.

Telefoni do të jetë gati në mars në Japoni, me 3 ngjyra: rozë e zbehtë, e bardhë dhe blu./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme