Cila është gjëja e parë që e bëni kur arrini në hotel gjatë pushimeve? Normalisht se futeni në internet përmes teknologjisë Wi-Fi.
Çdo gjë tjetër, përfshirë akomodimin, ngrënien, pirjen, etj., e bëni pasi të futeni në internet, transmeton Telegrafi.
Por një raport i ri nga ‘Today’ tregon se ka arsye të shqetësoheni për sigurinë e informacioneve personale gjatë kohës kur e përdorni internetin e hotelit.
Sipas ‘The Sun’, gazetari Jeff Rossen, bashkë me një ekspert të sigurisë, kishin krijuar pika të rrejshme interneti në Cancun, Meksikë, për të parë se sa e lehtë është vjedhja e informacioneve personale të mysafirëve.
Dyshja i kishin ‘mashtruar’ mysafirët duke e emëruar pikën e tyre të Wireless-it njësoj sikur atë të hotelit dhe kështu kishin pasur qasje në transaksionet e mysafirëve, në të dhënat e fluturimeve dhe në të dhënat bankare.
Pra, çfarë mund të bëni për një pushim të sigurt dhe pa brenga? Fillimisht sigurohuni se jeni duke u lidhur në Wi-Finë zyrtare të hotelit. Por gjithashtu përpiquni ta shënoni gabimisht edhe fjalëkalimin e Wireless-it sepse pikat e rrejshme të lënë të qasesh edhe nëse e shkruan atë gabim.
Rossen dhe eksperti i sigurisë gjithashtu sugjerojnë ta shtypni ‘Forget this network’ kurdo që largoheni nga hoteli, në mënyrë që asnjëherë të mos qaseni automatikisht në atë Wi-Fi pa dijeninë tuaj. /Telegrafi/
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...