Google ADS

Publikohet versioni paraprak i paketës Office 2016

09:40 | 5 Maj 2015
Arbresh Info

Një version paraprak i paketës Microsoft Office 2016 është lëshuar për shkarkim tek të gjithë përdoruesit e sistemit operativ Windows. Gjiganti Microsoft është duke punuar për të lëshuar versionin e ardhshëm të paketës së saj në gjysmën e dytë të këtij viti.

Office 2016 sjell funksionin Universal Apps, që është prezantuar së pari në konferencë Build 2015 javën e kaluar, transmeton arbresh.info. Versioni paraprak është më shumë i përqendruar në integrimin e programeve të shërbimit Office 365 nga Microsoft Cloud.

Nëse dëshironi të shkarkoni dhe instaloni versionin paraprak të pakos Microsoft Office atëherë klikoni këtu./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme