Versioni i parë Beta për platformën iOS 9 tani është në dispozicion për të gjithë përdoruesit e rregullt për tu shkarkuar dhe instaluar.
Versioni Beta, i cili vjen një ditë pasi gjiganti Apple lëshoi versionin e tretë të iOS 9 Beta për zhvilluesit, ju ofron një shans të mirë për të shikuar këtë platformë paraprakisht në pajisjet si iPhone, iPod apo iPad.
Rekomandohet që të ruani në iTunes apo iCloud të dhënat që keni në pajisjen tuaj nga Apple si fotot, aplikacionet dhe dosjet e tjera para se të instaloni platformën e re në versionin Beta në mënyrë që të keni të sigurta të dhënat në rast se diçka nuk shkon në drejtimin e duhur gjatë përditësimit, shkruan arbresh.info.
iOS 9 sjellë një numër të madh përmirësimesh tek bateria, ku ofrohen funksione të ndryshme për menaxhimin e energjisë./arbresh.info
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale