Publikohen detaje të reja të Samsung Galaxy A8

21:29 | 20 Maj 2015
M. A.

Samsungu së shpejti do të lansojë telefonin e ri Galaxy A8, ndërsa të mërkurën janë publikuar detajet e reja të kësaj pajisje.

Është raportuar se Samsung Galaxy A8 do të lansohet në Kinë, Azi dhe Europë dhe raportohet se do të ketë ekran 5.7-inç.

Ekrani i Samsung Galaxy A8 thuhet se do të ketë rezolucion Full HD 1920×1080 pixels ndërsa telefoni do të jetë i fuqizuar me procesorin octa-core Qualcomm Snapdragon 615.

Gjithashtu raportohet se Samusung Galaxy A8 do të ketë 2 gigabajt RAM memorie dhe 16 GB memorie të brendshme. Pajisja do të posedojë edhe rrjetin 4G LTE dhe baterinë 3050 mAh.

Telefoni do të ketë kamerë ballore 5-megapixel kurse ajo kryesorja do të jetë 16-megapixel. Galaxy A8 është i fuqizuar edhe me sistemin e ri operativ Android Lollipop.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme