Google ADS

Pse Jobs nuk i la fëmijët e tij të përdornin iPad ?

17:50 | 16 Tetor 2016
Arbresh.info

Suksesi i pajisjeve si iPod, iPad dhe iPhone e bëri Steve Jobs-in një person të njohur dhe i solli miliarda dollarë.
Megjithatë, pavarësisht faktit se kaloi shumicën e jetës duke krijuar pajisjet më të mira teknologjike në botë, ai duket se këto pajisje ua kishte ndaluar fëmijëve të tij.

Duke shkruar për Nju Jork Tajms më 2014, Nick Bilton kujtoi një bisedë që ai kishte pasur me shefin e atëhershëm të Apple pas lansimit të iPad-it të parë, transmeton Gazeta Express.

Duke e pyetur se a e pëlqyen fëmijët e tij pajisjen e re, Jobs kishte thënë: “Ata nuk e kanë përdorur atë. Ne ua kemi kufizuar kohën që ata e kalojnë në përdorimin e teknologjisë në shtëpi”.

Befasisht, kjo qasje e tillë është shumë e zakonshme tek njerëzit e fuqishëm në botën e teknologjisë, Bulton beson.

Është e mundur që Jobs ta ketë bërë këtë për shkak të asaj që e ka ditur ai se sa të dëmshëm janë, dhe se fëmijët e tij do të bëhen të varur nga ai. Në vend të kësaj, Bilton kujton se Steve Jobs i kishte thënë se çdo mbrëmje ai darkonte me fëmijët e tij në një tavolinë të madhe, duke diskutuar për librat dhe historinë. Ai thotë se Steve i ka thënë: “Askush kurrë nuk e ka përdorur një iPad ose kompjuter. Fëmijët nuk janë të varur nga pajisjet.”

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme