Sony ka publikuar raportin e saj më të fundit financiar, duke detajuar shifrat e përditësuara për divizionin e saj të lojërave.
Pavarësisht pengesave të fundit, PlayStation është në gjendje të mirë, duke ndihmuar edhe një herë në drejtimin e biznesit të kompanisë japoneze, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Për shkak të performancës së fortë në harduer, softuer dhe shërbime, Sony vendosi të rrisë parashikimet e saj të të ardhurave nga lojërat për pjesën e mbetur të vitit.
Në raportin e saj, Sony konfirmoi se PlayStation 5 dhe disa lëshime të fundit kanë performuar mirë nga ana komerciale muajt e fundit, duke çuar në një përmirësim të përgjithshëm.
Sipas raportit, Sony përjetoi rritje të përgjithshme gjatë gjysmës së parë të vitit fiskal falë “ndarjes” së saj të lojërave dhe shërbimeve.
Kompania zbuloi se PlayStation 5 ka shitur 65.6 milionë njësi në mbarë botën që nga 30 shtatori.
Kjo do të thotë se Sony ka shitur 3.8 milionë konzola gjatë 3 muajve të fundit.
Dhe pavarësisht rënies prej 1.1 milionë njësie krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit fiskal të kaluar, kompania festoi shifrat e arritura.
Sony priste që shitjet e saj neto të ishin 28.3 miliardë dollarë deri në mars 2025, por për shkak të shitjeve të forta, tani pret të arrijë në 30 miliardë dollarë. /Telegrafi/
80-vjetori i çlirimit, Veliaj: Tirana dhe Shqipëria sot janë...
Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të U...
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës me atë të RMV-së, Krasniqi: D...
Gjesti me akuza ndaj Edit dhe Xhenetës që po bëjnë “filma”
Policia shqiptoi mbi 1600 gjoba brenda 24 orëve
Vdes në QKUK gruaja që mbeti e lënduar nga aksidenti mes tre...