Microsoft ka investuar 1 miliard dollarë në sipërmarrjen e inteligjencës artificiale Elon Musk, që planifikon të imitojë trurin e njeriut duke përdorur kompjuterë.
Koorporata fitimprurëse ‘OpenAI’ tha se investimi do të shkonte drejt përpjekjeve për ndërtimin e inteligjencës artificiale të përgjithshme (AGI) që mund të rivalizojë dhe tejkalojë aftësitë njohëse të njerëzve, transmeton lajmi.net.
“Krijimi i AGI do të jetë zhvillimi më i rëndësishëm teknologjik në historinë njerëzore, me potencialin për të formësuar trajektoren e njerëzimit,” tha shefi ekzekutiv i ‘OpenAI’, Sam Altman.
Të dy firmat do të bashkohen për ndërtimin e teknologjive super kompjuterike të inteligjencës artificiale, të cilat ‘OpenAI’ planifikon t’i komercializojë përmes ‘Microsoft’ dhe biznesit të saj ‘Cloud Computing Azure’.
‘OpenAI’ u themelua në vitin 2015 me qëllim të zhvillimit të AGI që mund t’i mësojë dhe t’i zotërojë qenieve robotike disa disiplina.
Në krye të kësaj firme teknologjike qëndron inxhinieri eminent Elon Musk.
Koorporata tutje pretendon se teknologjia e saj do t’iu sigurojë të gjithëve liri ekonomike, për të plotësuar çdo nevojë të mundshme.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit