Programuesit nga Kosova dhe Shqipëria krijojnë mjetin më ri të komunikimit, ONLINE

14:25 | 28 Dhjetor 2016
Arbresh.info

Një grup programuesish nga Shqipëria dhe Kosova kanë krijuar aplikacionin më të ri ONLINE.

Online.APP është një mjet i ri komunikimit, i cili mundëson kontaktin vizual me njerëz të tjerë të cilët ndodhen  në të njëjtin ambient.

Online.APP nuk ka nevojë për kërkesë të miqësisë  për faktin se komunikimi realizohet me personat që ndajnë të njëjtin ambient të një eventi, bari, qendre tregtare, lokali nate e të tjera, dhe funksionon në dy distanca: 50 metër dhe 200 metër larg.

Gjithashtu Online.APP ka dhe dy dritare të ndara, që janë NEWS dhe FASHION. Këto dy dritare shërbejnë për të marrë informacione të përgjithshme nga të gjitha faqet e regjistruara si “news dhe fashion”.

Aplikacioni është realizuar pas një viti punë, ndërsa mund të shkarkohet përmes PlayStore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme