Nëse llogarisni programet kundër viruseve të ndryshme që ofrojnë kompani të vogla apo ato të mëdha, atëherë keni një numër të madh alternativash, por cilin program duhet ta zgjidhni për ta mbrojtur kompjuterin tuaj? Nëse fjala do ishte për të zgjedhur veturën që duhet blerë atëherë zgjedhjen do ta bënit duke bërë vozitje testuese me ato vetura, por të bëni testimin e programeve kundër viruseve të ndryshme në kompjuterin tuaj duke testuar me viruse të ndryshme, do të ishte një alternativë jo e mirë. Fatmirësisht, kemi kompani të ndryshme si ‘AV-Test Institute’,’ AV-Comparatives’, apo ‘Dennis Technology Labs’ të cilat bëjnë këto testime dhe rezultatet e këtyre testimeve i publikojnë për publikun e gjerë. Rezultatet e publikuara nga ‘AV-Test Institute’ ju ndihmojnë të zgjidhni programin e duhur për ta mbrojtur kompjuterin tuaj nga infektimi me viruse të ndryshme.
Testimi
Qëllimi kryesor i këtyre programeve është që ta mbrojnë kompjuterin tuaj nga infektimet me viruse të ndryshme. Studiuesit nga ‘AV-Test’ e sfidojnë secilin nga programet e testuara me nga dy lloje të viruseve. Njëri nga viruset i përket kategorisë së viruseve të pa publikuara më parë që në teknologji njihen si viruse ‘0-day’. Ndërsa virusi tjetër zgjidhet virusi i cili ka qenë më i përhapuri në muajin e fundit, para kohës së testimit.
Secili program i testuar mund të marrë deri në 6 pikë për mbrojtje nga viruset, dhe tre nga programet e testuara kanë marrë pikët maksimale (6), Trend Micro, Avira dhe F-Secure. Ndërsa tetë programe tjera kanë marrë nga 5.5 pikë. Përsëri ky është një rezultat shumë i mirë, por shënon një rënie për Norton, Kaspersky apo Bitdefender që në testimin e kaluar kishin marrë pikët maksimale (6). Edhe Comodo që në testimin e kaluar kishte gjashtë pikë, kësaj radhe grumbulloi vetëm katër pikë.
Funksionimi
Nëse programi kundër viruseve e ngarkon tepër sistemin tuaj, dhe ju pengon që ta përdorni kompjuterin tuaj si duhet, atëherë me siguri se ju do ta ndaloni atë qoftë përkohësisht apo përgjithmonë. ‘AV-Test’ gjithashtu teston këto programe se si ndikojnë ato në funksionimin e kompjuterit tuaj. Pikët që programet kanë marrë në këtë testim janë nga 2.5 deri në ato maksimale 6. Nëntë nga këto programe grumbulluan 3.5 apo më pak pikë. Si zakonisht pikët maksimale (6) i morën Kaspersky dhe Bitdefender.
Lajmërimet e rrejshme
Programet kundër viruseve të cilat bllokojnë ueb faqe apo aplikacione që nuk do duhej bllokuar, nuk do duhej përdorur. Kështu që studiuesit nga ’AV-Test’ testuan secilin program me qindra ueb faqe apo aplikacione të rregullta, nëse do identifikoheshin në mënyrë të gabuar.
Në rezultatet e publikuara nga ‘AV-Test’ shihet se shumë prej programeve kundër viruseve të ndryshme bëjnë identifikime të gabuara. Rezultatin më të tmerrshëm e kishte programi kinez Tencent që identifikoi 134 aplikacione të rregullta si aplikacione me përmbajtje virusesh. Pikët minimale në këtë (4) test i kishin Tencent dhe AhnLab.
Fituesit e zakonshëm
Si zakonisht listës i prinë Kaspersky dhe Bitdefender, por kësaj radhe me 0.5 pikë më pak se në testimin e kaluar. Trend Micro, gjithashtu pati rezultate të mira. Avira dhe Qihoo morën 17 nga 18 pikët e mundshme.
Shpresojmë se këto rezultate do të ju ndihmojnë të zgjidhni programin e duhur për mbrojte të kompjuterit tuaj nga viruset e ndryshme./.itshqip
Rama: Ju uroj të gjithë besimtarëve të krishterë, gëzuar Kri...
Luani – Horoskopi vjetor për 2025: Ky është viti kur karrier...
A janë të sigurta mandarinat? Në Elbasan hezitojnë t’i...
Media britanike “Express”: Shqipëria ndër vendet më të mira ...
Mbi 2 milionë e 100 mijë përdorues të telefonisë mobile në K...
Tërmeti me magnitudë 5.7 ballë godet Argjentinën