Indeksi i klimës së biznesit të industrisë gjermane të automobilave mbetet i gjunjëzuar për shkak të optimizmit të zbehur të kompanive për vitin që sapo filloi, tha Instituti Ifo me qendër në Mynihut.
Sipas një sondazhi të Ifo, thuhet se pritjet e biznesit për gjashtë muajt e ardhshëm duken më pozitive në krahasim me nëntorin, pasi shënuan një rritje nga niveli i tij prej minus 44,3 në minus 39,6 pikë në dhjetor.
Sa i përket pritjeve të eksporteve, shifra shënoi rënie nga niveli i nëntorit prej minus 1,3 pikësh në minus 10 pikë në dhjetor.
“Nuk duhet të lexojmë shumë shifrat për dhjetorin, pasi gjatë gjithë vitit 2023, industria gjermane e automobilave shënoi rritje të konsiderueshme në eksporte, veçanërisht në zonën e euros”, tha ekspertja e Ifo, Anita Wolfl.
Sondazhi shtoi se “më shumë se 2,8 milionë automjete të reja u regjistruan në Gjermani në 2023, ose 7 për qind më shumë se në 2022”, sipas Autoritetit Federal të Transportit Motorik të Gjermanisë./abcnews.al/
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...