Google ADS

Prodhuesi për Apple zëvendëson 60.000 punëtorë me robotë

07:26 | 27 Maj 2016
Arbresh.info

“Foxconn” është partneri kryesor i “Apple” për prodhimin e telefonave, dhe nga 110.000 punëtorë tani do të mbajnë vetëm 50.000.

Ky lajm ka përhapur frikë në qytetin kinez të Kunshanit, ku janë përqendruar fabrikat e teknologjisë që prodhojnë rreth 51 milionë laptopë dhe 20 milionë smartfonë në vit.

Robotët janë të shtrenjtë në fillim, por në vazhdimësi sjellin një kosto më të ulët se punëtorët. Për këtë arsye “Foxconn” ka kohë që punon me sistemet robotike që mund të bëjnë të njëjtën punë si njerëzit.

Fabrikat e “Foxconn” në të ardhmen do të vazhdojnë të automatizohen, jo vetëm për të ulur kostot, por edhe për të përballuar kërkesat e larta të “Apple”./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme