Google ADS

Prodhimi i iPhone-ëve të ri është reduktuar për 10 për qind

18:44 | 9 Janar 2019
Arbresh.info

Zakonisht të gjithë dëshirojnë të fillojnë vitin e ri mbarë për shkak që ndihmon në vendosjen e ndjenjës së mirë për pjesën tjetër të vitit. Për fat të keq për Apple nuk duket të jetë kështu, pasi një raport i ri nga revista Nikkei Asian Review ka zbuluar se Apple mund të ketë ulur edhe më tej prodhimin e iPhone-ëve të tyre të ri.

Raporti pretendon se prodhimi i tanishëm i iPhone u zvogëlua me 10 për qind për tre muajt e parë të vitit 2019.

Me sa duket, Apple kishte bërë kërkesën tek furnizuesit e tyre pak para se të rishikonin fitimet e tyre. Kjo do të thotë se numri i iPhone që Apple mund të dërgojë është zvogëluar nga 47-48 milionë në 40-43 milionë, që përfaqëson një ulje të përgjithshme prej mbi 20 për qind, nga 50+ milion iPhone të shitur në të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.

Kjo nuk është hera e parë që kemi dëgjuar se Apple mund të ketë ulur prodhimin e iPhone.

Në vitin 2018 pati njoftime se Apple kishte bërë disa shkurtime të prodhimit për shkak të mungesës së kërkesës.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme