Problemet e iPhone X nuk kufizohen vetëm në një bug të një gërme në gjuhën e telugu (varietet i gjuhës indiane) që bllokon pajisjen, por gjithashtu në pjesën më të rëndësishme të tij siç janë: Face ID për zhbllokimin e telefonit duke njohur fytyrën dhe ekranin pa korniza në cepa. Mjafton ti hedhësh një sy forumit të Apple për të parë ankesa nga më të çuditshmet, disa edhe paradoksale, por që janë mëse të vërteta, shkruan PCWorld Albanian.
Problemi i gërmës në gjuhën telugu – ky problem shfaqet kur, pasi përdoruesit marrin një mesazh në telefon, çon në çakordim total sistemin operativ i cili mund të arrijë edhe të bllokojë apo riaktivizojë telefonin. Ky mesazh mund të merret nga aplikacione të ndryshme si WhatsApp, Messenger, iMessage, madje edhe nëpërmjet një njoftimi të thjeshtë. Ky problem godet të gjitha produktet Apple që përdorin sistemin iOS dhe gjithashtu kompjuterët macOS.
Problemi i telefonatës – një problem tjetër është ai i telefonatës, ku pasi merr një telefonatë, iPhone X bie dhe dridhet, por pamja vizuale shfaqet me vonesë, pra butonat jeshil dhe të kuq shfaqen me një vonesë deri në 10 sekonda, gjë që ndikon në rrezikun e humbjes së telefonatës. Edhe publikimi i sistemit të ri iOS 11.2.5 nuk e ka zgjidhur këtë problem.
Në ShBA, përdoruesit e Iphone X, ankohen edhe për thirrje të pavullnetshme që telefonat e tyre kryejnë drejt 911 (numri i emergjencave) duke mos patur as mundësinë e anullimit të telefonatës dhe situatave që mund të krijohen pas saj.
Face ID dhe problemi me personat e ngjashëm – shenjat e gishtave janë unike, fjalëkalimet të sigurtë dhe praktikë, por tek iPhone X këto janë eliminuar për ti lënë rrugë zhbllokimit të telefonit me anë të njohjes së fytyrës. Vështirësitë që shfaqen në këtë rast lidhen me binjakët, vëllezër e motra që ngjanë shumë me njëri tjetrin, madje edhe prindër me fëmijët e tyre. Ka edhe shembuj që qarkullojnë online si në rastin e videos më poshtë ku personat në fjalë kanë përdorur maska silikoni në stilin Mission Impossible për njohjen e fytyrës. Sigurisht, këto janë raste ekstreme, por që theksojnë dobësi të pranishme tek kjo pajisje. Apple, i ka pranuar këto probleme duke u shprehur se me sistemin e ri situata është përmirësuar edhe pse disa përdorues ankohen për mos funksionimin e Face ID, por që është lehtësisht i zgjidhshëm me metodën e vjetër të fikjes dhe ndezjes së telefonit.
Ekrani vuan nga temperaturat ekstreme – edhe pse Apple konsideron temperaturat nën zero dhe ato mbi 35 gradë si të pafavorshme për përdorimin e iPhone, shumë përdorues kanë sinjalizuar bllokime të telefonit kur kalohet nga një temperaturë në tjetrën. Për shembull, kur hyn në shtëpi dhe temperatura jashtë është nën zero, ekrani bllokohet dhe nuk i përgjigjet asnjë komande.
Dhimbja e kokës dhe shkulja e flokëve – në forumet e ndryshme, shumë përdorues të iPhone X ankohen edhe për shqetësimet me dhimbjen e kokës pas përdorimit të telefonit, pasi e kanë të vështirë të përshtaten me teknikat e iPhone të ri. Gjithashtu, përdorues të tjerë akuzojnë produktin si shkaktar i humbjes së flokëve ose shkuljes së qimeve të mjekrës pasi ngecin në strukturat e kornizës së ekranit të iPhone X.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...