Sikur pjesa e pasme e modeleve Rolls-Royce të mos ishte luksoze sa duhet, tani ka edhe opsionin për privatësi të plotë
Askush nuk ka mundur ta akuzojnë Rolls-Royce, se nuk ka ofruar nivel të lart luksi dhe privatësi nga jashtë, transmeton Telegrafi.
Tani prodhuesi britanik e ka krijuar sistemin Privacy Suite, që fillimisht do të vendoset në modelin Phantom – duke ofruar privatësi të plotë, për pasagjerët që ndodhen pas.
Përmes të kësaj pakoje, Rolls-Royce ofron “qëndrim në hapësirë luksoze pa ndotje akustike, që mund të vije nga motori, apo shoferi dhe shoqëruesi tij. Me fjalë të tjera, ata që ndodhen nga pas, nuk do të brengosen për zhurmat që dëgjojnë përjashta, ndërsa mund të injorojnë shërbyesit që janë përpara.
Të gjithë ata që e kanë pasur ndonjëherë ndonjë taksist të bezdisshëm, e dinë sa sa e vështirë është përfshirja në bisedë me të, por ky problem i përket të kaluarës me Privacy Suite. Në mes ndodhet një panel xhami që ndalon kontaktin, ndërsa mund nëpërmjet saj mund të shohin vetëm ata që ndodhen pas.
Përmes një butoni mund të kontaktohet me shoferin, ndërsa ai mund të kërkojë kontakt me anë të një aparati si telefon, sinjali i të cilit edhe mund të ndërpritet nga pasagjeri. /Telegrafi/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...