Kompania gjermane Volkswagen gjatë vitit të kaluar ka pasuruar gamën e saj të gjerë në tregun e Amerikës së Jugut, duke prezantuar SUV-Coupe modelin e njohur ndryshe Nivus, derisa tani ka prezantuar edhe versionin për tregun evropian.
VW Taigo do të jetë i disponueshëm në autosallonet evropiane deri në fund të vitit, e do të prodhohet në Pamplon të Spanjës së bashku me modelet Polo dhe T-Cross.
Taigo është 4270 mm i gjatë, 1757 mm i gjerë dhe 1494 mm i lartë, e bagazhi ka një kapacitet prej 438 litrave.
Në Evropë do të jetë i disponueshëm vetëm versioni me benzinë TSI që bën tërheqje me rrotat e para, derisa ai me naftë dhe hidrid nuk do të jenë fare pjesë e ofertës.
Aty janë motorët turbo-benzinë me tre cilindra që prodhojnë 110 kuaj-fuqi dhe ata me katër cilindra me 150 kuaj-fuqi.
Varësisht nga motori, do të prodhohen ndërruesit manual me 5 dhe 6 shpejtësi si dhe ai automatik DSG me shtatë.
Vetaksidentohet vetura e policisë në veri, lëndohen pesë pol...
Një person humb jetën pas shpërthimit të bombolës së gazit n...
Këto janë të gjitha çmimet që i ndau FFK-ja
SHBA thotë se shpërblimi për arrestimin e liderit të ri siri...
Aksident me vdekje në Durrës
Një grua raporton në polici rrëmbimin e djalit të saj për nj...