Ky model kabriolet i ka mahnitur të gjithë në LA Auto Show
Kohë më parë, BMW e ka bërë të ditur dukjen që do ta ketë i pari 8 Series, që nuk e ka pjesën e sipërme, transmeton Telegrafi.
Tani që u prezantua në LA Auto Show, po ua mundëson të gjithëve ta shohin nga afër këtë model, që ka kombinuar në mënyrë të përkryer stilin elegant me linjat e egra.
Madje, njohësit e dizajnëve të veturave, po thonë se është shumë më i bukur si kabriolet. Për ta hapur dhe mbyllur tavanin prej pëlhure speciale, nevojiten vetëm 15 sekonda.
Pjesa e palosur, e ka hapësirën adekuate nën një strehë të vogël, ku bëhet e padukshme me ngjyrën që ka enterieri.
Dihet se heqja e tavanit, ia largon edhe një pjesë të peshës, duke i mundësuar përformancë dhe përjetim sa më të mirë, por që nuk mund të aplikohet në mot të ftohtë.
Ky BMW 8 Series bën dallim edhe në këtë aspekt, pasi ka ngrohëset e veçanta në pjesët anësore, duke krijuar nxehtësi edhe kur hapet në mot të ftohtë.
“Bota është në zjarr”, Trump reagon pas sulmit me raketa të ...
Më shumë se 100 persona janë duke përgatitur padi kundër rep...
Sa herë në vit duhet t’i prisni flokët? – Këshillat e duhura
Çajrat bimorë që shuajnë dëshirën për cigare
Pas sulmit iranian, Ambasada e Shqipërisë tregon numrat ku q...
Sulmi ndaj Izraelit, Netanyahu: Irani do ta paguajë shtrenjt...