Google ADS

Prezantohet OnePlus 3T, versioni i përmirësuar i OnePlus 3

08:26 | 16 Nëntor 2016
Arbresh Info

OnePlus 3 padyshim është njëri nga telefonat e mençur më të mirë të vitit 2016, pasi ofron një super performancë për një çmim gjysmë më të vogël në krahasim me shumicën e rivalëve. Por, vetëm pesë muaj pas lansimit, OnePlus tani ka prezantuar edhe versionin e përditësuar – OnePlus 3T.

Telefoni i ri nga kompania kineze ka procesor Qualcomm Snapdragon 821 ndryshe nga OnePlus 3, i cili posedon Snapdragon 820, shkruan portali arbresh.info. Modeli 3T vjen gjithashtu me kamerë frontale të përmirësuar pasi tani posedon 16 megapiksel në vend të kamerës me 8 megapiksel, gjë që i shton aftësinë për të regjistruar edhe video deri në 4K.

Po ashtu, OnePlus 3T sjellë edhe një bateri më të madhe prej 3400 mAh brenda të njëjtës madhësi të telefonit.

Dizajni, ekrani i telefonit dhe madhësia prej 6GB RAM janë të njëjta me telefonin OnePlus 3./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme