Krijuesit i çipave, Qualcomm ka njoftuar sot (e hënë) për arritjen e Snapdragon X50, modemi i parë në botë me 5GB që thuhet se mund të mbështesë shpejtësinë për shkarkim deri në 5Gbps.
Nëse krahasojmë atë me shpejtësinë globale të 4G, që është rreth 13.5Mbps, do të thotë se X50 do të jetë 400 herë më shpejtë, shkruan portali arbresh.info.
Ja vlen të përmendet se ky modem është vetëm në gjendje të mbështes një shpejtësi të tillë pasi deri tani asnjë operator për rrjet nuk mbështet standardin 5G dhe vështirë se mund të jetë në gjendje të shijojë shpejtësinë 5GBps edhe kur këto shërbime të jenë në dispozicion.
Megjithatë, kjo është dukshëm një arritje e madhe nëse marrim parasysh se sa herët ka filluar zhvillimi i 5G që Koreja e Jugut ka ndërmend të lansojë në vitin 2019, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe shpresojnë të lëshojnë gjeneratën e ardhshme rreth vitit 2020.
Qualcomm ka njoftuar se do të fillojë prodhimin në gjysmën e dytë të vitit 2017, ndërsa dalja në treg mund të ndodhë me fillimin e vitit 2018./arbresh.info
Asani para ndeshjes me Çekinë: Nuk ka rëndësi kush shënon, t...
Zelenskiy thotë se Ukraina duhet të bëjë gjithçka për t’i dh...
Makina përplas një këmbësor në Elbasan
Lajmi i mirë për Shqipërinë, Gjeorgjia dhe Ukraina ndajnë pi...
‘Turneu i Ndryshimit’ arrin edhe në Istog, Abdixhiku: Si gji...
Sylvinho përzgjedh formacionin anti-Çeki