Kompania tanimë i ka dërguar ftesa mediave për këtë konferencë e cila do të zhvillohet në San Fransisco
Më në fund po vjen momenti kur do të zbulojmë gjithcka mbi produktin e shumpërfolur të Apple, orën inteligjente Apple Watch
Apple konfirmoi se eventi i orës inteligjente Apple Watch do të mbahet në 9 Mars.
Kompania tanimë i ka dërguar ftesa mediave për këtë konferencë e cila do të zhvillohet në San Fransisco. Ftesat shoqërohen nga titulli “Spring forward”.
Më në fund po vjen momenti kur do të zbulojmë gjithcka mbi produktin e shumpërfolur të Apple, orën inteligjente Apple Watch, veshjen e parë elektronike të kësaj kompanie.
Deri më tani ajo që dimë është se ora inteligjente më e lirë prej alumini do të kushtojë 350 dollar por kompania ka heshtur përsa i përket çmimit të versionit mesatar dhe atij luksoz.
Shefi Ekzekutiv Tim Cook ka deklaruar se ora inteligjente zyrtarisht do të hidhet në treg në muajin Prill. Apple Watch përfaqëson një linjë të re të produkteve të Apple që kur Steve Jobs lançoi iPad-in origjinal në vitin 2010.
Kohët e fundit kanë qarkulluar disa fjalë që supozojnë se Apple mund të sjellë një dizajn të ri për laptopët Mac Book Air dhe një përditësim masiv të shërbimit të saj të muzikës Beats. Por, nuk dihet nëse këto produkte të reja do të lançohen gjatë eventit që do të mbahet më 9 Mars në San Francisco.
Ka të ngjarë që kompania përveç lançimit të Apple Watch të bëjë dhe një prezantim të përgjithshëm të të gjithë produkteve të saj më të rëndësishme ndër vite.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...