Google ADS

Postimi në “Twitter” që zhduku 580 milionë dollarë brenda ditës

07:38 | 10 Qershor 2016
Arbresh.info

Postimet në “Twitter” mund të duken të padëmshme për njerëzit normalë, por jo kur je themeluesi dhe kreu i një kompanie të rëndësishme ndërkombëtare.

Pasi u hapën fjalë se kompania e prodhimit të makinave elektrike, “Tesla”, do të bashkëpunonte me “Samsung SDI” për prodhimin e baterive të reja, themeluesi Elon Musk sqaroi me një postim në Twitter se do të bashkëpunonin me “Panasonic”, por jo me “Samsung SDI”.

Aksionerët që kishin investuar tek “Samsung SDI” u tërhoqën menjëherë dhe vlera e kompanisë ra në mënyrë të tmerrshme në bursë, duke humbur 580 milionë dollarë brenda 24 orësh. Ndërsa “Panasonic” u rrit me 800 milionë dollarë gjatë të njëjtës kohë.

Themeluesi i “Tesla-s” u përpoq ta zbusë dëmin me një postim tjetër duke thënë që do të bashkëpunonte me “Samsung” për pajisje të tjera shtëpiake, por investuesit duken të bindur që e ardhmja është tek makinat elektrike.

Musk pritet të hapë së shpejti fabrikën “Gigafactory” (foto 2) e cila do të prodhojë bateri për modelin “Tesla 3”. Kjo fabrikë jo vetëm që do të funksionojë me energji të rinovueshme, por edhe pjesët e “Tesla-s” do të jenë të riciklueshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme