Porsche 911 e re, e përkryer edhe për mot me shi

23:24 | 23 Janar 2019
Arbresh.info

Sistemi i improvizuar Wet Mode, është mbrojtës shumë i mirë prej ujit

Konstruksioni me peshë të lehtë dhe rrotat e gjëra, mund ta lë në ujë Porsche 911 të ri, po që se vozitet me shpejtësi në rrugë me ujë, transmeton Telegrafi.

Për ta parandaluar këtë të ndodhë, prodhuesi gjermane e ka pajisur këtë makinë të vitit 2020 me sistemin Wet Mode, që e mbron prej ujit.

“Kjo formë e avancuar, e mbron motorin prej ujit, kur makina është duke lëvizur me shpejtësi të konsiderueshme” ka thënë August Achleitner, ka shpjeguar shefi i prodhimit të këtij modeli.

Fillimisht, sistemi e paralajmëron shoferin për kushtet e rrugës dhe mundësinë e mbetjes në mes pa mundur të lëvizë.

Pasi shoferi të jetë njoftuar për aktivizimin e sistemit, gjithçka fillon të mbyllet në pjesën e poshme dhe parandalohet depërtimi i ujit.

Në këtë formë, Porsche 911 po konsiderohet si vetura sportive e përkryer për mot me shi, madje edhe nëse lëvizë me shpejtësi të konsiderueshme.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme