Ndonëse fillimi i porosive për shitjen e telefonit të ardhshëm të Samsung është i paraparë për 7 prill në Korenë Jugore, duket se kompania do të nisë të marrë porositë në Evropë shumë më herët.
Kjo do të ndodhë menjëherë pas prezantimit të telefonit. Ky informacion ka ardhur duke iu falënderuar raportit të ri që ka zbuluar se porositë për shitjen e Samsung Galaxy S8 do të fillojë në Holandë më 29 mars.
Megjithatë, nuk ka informacione se kur telefonat e blerë me porosi do të fillojnë t’iu dërgohen blerësve. Raporti, po ashtu, përmend se Samsung nuk do të ofrojë kurrfarë përfitime për ata që blejnë Galaxy S8 në parashitje, por kjo do të jetë specifike për çdo treg. Sa i përket çmimeve, Samsung Galaxy S8 do të kushtojë 800 euro, derisa Galaxy S8 Plus do të kushtojë 900 euro.
Irani thotë se nuk do të dërgojë ushtarë për ta luftuar Izra...
“Është e vështirë ta shoh atë kështu”, Bellingham flet për g...
Policia në Shtime me aksion për largimin e veturave nga trot...
Ministri Hoxha propozon Ilir Prodën, Drejtor të Përgjithshëm...
MSh dhe IKShPK nesër shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Persona...
Skandali i Diddy/Beyonce-s i bie numri i ndjekësve në “Insta...