Policia çeke arreston një haker rus

12:45 | 19 Tetor 2016
Arbresh Info

Policia çeke ka arrestuar një haker rus në lidhje me sulmet kibernetike që si shënjestër kishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Arrestimi është kryer në bashkëpunim me Byrojen Federale të Hetimeve në SHBA, ka njoftuar policia çeke në uebfaqen e tyre zyrtare, shkruan portali arbresh.info.

Gjykata e Republikës së Çekisë do të marrë vendim nëse hakeri rus, i cili është arrestuar në një hotel në Prag, do të ekstradohet.

Sipas një raporti nga ‘Reuters’, një zëdhënës i policisë ka refuzuar të jap detaje më të hollësishme rreth arrestimit duke mos zbuluar gjithashtu se për çfarë sulmi kibernetik është kërkuar qytetari rus./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme