Pokemon Go vazhdon të zgjerohet

07:53 | 9 Gusht 2016
Arbresh.info

Një muaj pasi është hedhur në treg, Pokemon Go vazhdon që të pushtojë botën dhe pas ‘prezantimit’ në Brazil, ka nisur pushtimin e Azisë.

Loja e momentit ka zbarkuar në 15 vende të Asizë dhe Oqeanisë, nga Tajlanda e deri tek Ishujt Fixhi, një hapësirë me rreth 1 miliardë banorë.

Dy kompanitë, Nintendo dhe Niantic synojnë që me këtë lëvizje të kompensojnë tregun e madh të Kinës, Indisë dhe Koresë së Jugut, ku nuk është futur ende si lojë.

Drejtori i Niantic, John Hanke deklaroi pak ditë më parë se në Kinë nuk është futur si pasojë e rregullave të forta dhe kufizuese, në Korenë e Veriut për shkak të të dhënave të pakta nga Google Maps, që Seuli i kufizon për shkak të kërcënimit të Koresë së Veriut, ndërsa në Indi për shkak të mungesës së të dhënave të nevojshme.

Ndërkohë, në Iran loja u ndaluar “për shkaqe sigurie”, ndërsa autoritetet vendosën bllokimin e saj edhe në kampin e Aushvicit, pasi e konsideronin atë si mungesë respekti ndaj viktimave të Holokaustit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme