Pokemon Go nuk ka më qasje në email

16:55 | 14 Korrik 2016
Arbresh.info

Krijuesi i lojës më të famshme të kohëve të fundit Niantic, ka lajmëruar se lojtarët e Pokemon Go nuk kanë më nevojë të shqetësohen për privatësinë e tyre.

Pas kritikave të shumta se Pokemon Go kishte qasje në email, Niantic ka ndryshuar rregullat e përdoruesve duke i dhënë lojës qasje vetëm në informatat bazike të përdoruesve.

Versioni i ri gjendet në App Store dhe lojtarët mund ta instalojnë atë pa asnjë lloj frike për dhunimin e privatësisë së tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme