Njëra nga organet fetare më me ndikim në Egjipt nuk është impresionuar nga Pikachu dhe “miqtë” e tij dhe prandaj ka lëshuar një dekret kundër lojës së famshme mobile Pokemon GO.
Zëvendësdrejtori i institucionit islamik Al-Azhar, Abbas Shuman, ka dënuar këtë lojë duke thënë se është “mani e dëmshme” duke thënë madje se të luash me atë është sikur të jesh i dehur, shkruan portali arbresh.info.
“Kjo lojë i bën njerëzit të duken si pijanecët në rrugë me sytë e tyre të kyçur në ekranet e telefonave që i dërgojnë ata në një lokacion të Pokemonit imagjinar me shpresën për ta kapur atë”, tha Shuman.
Qysh pas lansimit këtë muaj për telefonat me platformë Android dhe iPhone, aplikacioni ka përmbysur rrjetet sociale si Facebook dhe Snapchat për sasinë e kohës që ata shpenzojnë në lojë, shkruan portali arbresh.info. Megjithatë, loja ka ngjallur kudo shqetësime rreth sigurisë së të dhënave dhe asaj personale.
Sidoqoftë, zyrtarët në Al-Azhar mendojnë se loja është një çmenduri si në punë ashtu edhe në religjion.
“A do të gjejmë ndonjë të çmendur duke ecur brenda xhamisë, kishës, burgjeve dhe në njësi ushtarake në kërkimin të ndonjë pokemoni të humbur?”, ka pyetur kleriku. “A do të mos përfillin njerëzit punët e tyre dhe të përkushtohen në gjuetinë për pokemon?”
Edhe pse loja nuk është lansuar zyrtarisht në Egjipt, Pokemon Go mund të shkarkohet në çdo pajisje./arbresh.info
Berisha i PDK-së uron Ditën Ndërkombëtare të Televizionit
Vendosen posterë në veri me mbishkrimin “Ja ku jemi për Kris...
Qeveria mban mbledhje elektronike, këto janë tri vendimet
Sot i jepet lamtumira e fundit 21-vjeçarit nga Malisheva që ...
Arrestime të kundërligjshme dhe tortura fizike dhe psikologj...
Kosova U-19 synon fitoren tjetër, ja formacioni zyrtar