Google ADS

Pokemon Go bie nga “froni”

12:16 | 22 Shtator 2016
Arbresh.info

Pokemon Go nuk është më mbreti i aplikacioneve. Sensor Tower, platforma kryesore e analizave mbi aplikacionet, raportoi të Martën në një postim se loja që qëndroi për 74 ditë në vendin e parë si aplikacioni me përdorimin më të madh ditor, tani nuk konsiderohet më si e tillë.

Loja ka grumbulluar deri tani më shumë se 440 milionë dollarë bruto në tregun e Apple dhe Google Play Store, tha Sensor Tower.

Ndërkohë vendi i Pokemon Go është zëvendësuar nga Clash Royale, një lojë strategjike e lançuar nga Supercell në fillim të këtij viti.

“Kemi konstatuar se Pokemon Go është shkarkuar më shumë se 500 milionë herë që nga data e lançimit, dhe pritet të shtohet në shumë vende të tjera akoma,” tha një zëdhënës i Niantic për kompaninë. “Kjo rritje ka qenë e natyrshme dhe ne do të vazhdojmë të përmirësojmë dhe përditësojmë lojën me cilësi të reja gjatë viteve në vazhdim.”/arbresh.info.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme