PlayStation krijon dorezë të veçantë për djalin me paralizë cerebrale

16:28 | 9 Prill 2016
Arbresh.info

Një djalë nga New Jersey, Peter Byrne i cili ka paralizë cerebrale, i shkroi kompanisë së Sonyt për tu ankuar se një pjesë e kontrollerit të tij të PlayStation po e pengon të luaj me video-lojën.

Në vend që ta injoronte apo t’i jepte një përgjigje me shkrim ku do t’i thuhej “se nuk mund t’iu ndihmojmë”, një punonjës i PlayStation, Alex Nawabi, iu përgjigj letrës të nesërmen dhe i premtoi Byrnes se do t’ia ndërtoj një kontrollues të veçantë për të, të cilën edhe e bëri.

Gjatë një intervistë për News 12 New Jersey, Byrne tregoi se si ai e mbante kontrolluesin e tij për të luajtur Tom Clancy’s The Divison dhe dhe gjendja e tij shëndetësore e shtynte atë që paqëllimisht ta shtypte touchpadin e kontrolluesit, i cili ia ndalonte lojën.

Playstation employee customizes a controller so that a game-lover with Cerebral Palsy could use it Credit: Facebook/Peter Byrne

Nawabi kishte futur një buton të dytë në kontrollues në mënyrë që Byrne të mund të luante lojën Tom Clancy’s The Division pa ndërprerje.

Byrne shpreson se kompanitë e mëdha si Microsoft, Sony dhe Nintendo të fillojnë të bëjnë kontrollorët e modifikuar dhe të dizajnuar për njerëzit me paralizë cerebrale dhe llojet e tjera të aftësisë së kufizuar. /Insajderi.com

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme