Platforma e video-lojërave, Steam nuk do të mbështesë më disa versione të vjetra të platformave Windows dhe MacOS.
Nga fillimi i vitit 2024, siç ishte paralajmëruar më parë, Steam po humbet mbështetjen zyrtare për versionet e sistemeve operative Windows 7, Windows 8 dhe Windows 8.1.
Sipas sondazheve, më shumë se 95 për qind e përdoruesve të Steam të anketuar kanë të instaluar versionet Windows 10 dhe 11 të sistemit operativ.
Pothuajse 2 për qind e pjesës tjetër të përdoruesve janë në Linux, ndërsa 1.5 për qind e tyre përdorin Mac.
Kjo do të thotë se më pak se 1 për qind përdorin versione më të vjetra të Windows (statistikat për nëntor 2023 tregojnë se vetëm 0.22 për qind).
Sa i përket macOS, që nga 15 shkurti, macOS 10.13 dhe 10.14 më nuk do të mbështeten. /Telegrafi/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...