Shitësit e PC-ve, për të kompensuar ngritjen e vazhdueshme të shpenzimeve të komponentëve siç janë panelet e ekraneve, memoriet DRAM, SSD, bateritë, planifikojnë që të ngritin çmimet me pakicë.
Kjo do të ndodhë kur modelet e reja me procesorët e rishikuar Kaby Lake do të fillojnë në tremujorin e tretë, thonë burime të zinxhirit të furnizuesve.
Intel planifikon që të publikojë procesorët e përditësuar Kaby Lake në tremujorin e tretë, ndërsa shitësit deri atë herë pritet të paraqesin modelet e reja me çmime më të larta.
Shefi ekzekutiv i Lenovo, Xhanfranko Lanci në konferencën analitike në janar porositi se mungesa e komponentëve të PC-ve vazhdojnë të mbeten në fuqi dhe se kompania e tij është e detyruar të ngritë çmimet si rezultat i shtimit të shpenzimeve. Drejtori i Asus-it ka paralajmëruar se sfida e tyre më e madhe në këtë vit është oscilimi i kursit dhe shtrenjtimi i komponentëve. Për të ulur ndikimin e çmimeve të komponentëve, po ashtu edhe Asus planifikon ngritjen e çmimeve të prodhimeve të reja.
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...