Një kompani e prodhimit të armëve të zjarrit ka prezantuar një pistoletë dygrykëshe që në pamje të parë është e padallueshme.
Pistoleta e prezantuar nga “Ideal Conceal” në Shtetet e Bashkuara, kur është e mbyllur është identike me një telefon inteligjent, madje kompania ka menduar edhe për detajet më të hollësishme duke i vendosur edhe dy kamera dhe vend për kufjet.
Por kur hapet shkrepja nuk është ajo e një aparati fotografik që përjetëson momente, por i vret ato.
Kompania po pret miratimin e patentës për këtë dezajn pistoletë 380 kalibërshe, ndërkohë që prezantimi i saj është pasuar nga organizata dhe shoqata kundër armëve që e kanë cilësuar si papërgjegjshmëri, ndërsa autoritetet ligjzbatuese shprehin shqetësimin se kjo armë mund të ndihmojë në rritjen e dhunës së armatosur në të ardhmen./TCh
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA