Pinterest blen shërbimin Instapaper

12:14 | 24 Gusht 2016
Arbresh Info

Pinterest ka njoftuar se ka blerë shërbimin Instapaper për një tarifë ende të pazbuluar. Të dy shërbimet do të vazhdojnë të operojnë të pavarura, megjithëse ekipi i Instapaper do të punojë gjithashtu edhe në Pinterest.

Blerja e Instapaper nga Pinterest duket mjaftë e përshtatshme pasi vet Pinterest është një shërbim që ofron ruajtjen e përmbajtjeve të vogla në ueb, kurse Instapaper është më shumë për ruajtjen e artikujve të gjatë për t’i lexuar më vonë.

Kjo nuk është hera e parë që Instapaper ka ndryshuar pronarin, shkruan portali abresh.info. Ky produkt fillimisht ishte zhvilluar dhe operuar nga Marco Arment, i cili e shiti këtë në vitin 2013 te një kompani e quajtur “Betaworks”./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme