Google ADS

Pinterest arrinë 100 milionë përdorues

09:17 | 18 Shtator 2015
Arbresh Info

Stafi prapa Pinterestit ka njoftuar të mërkurën që kompania ka arritur 100 milionë përdorues aktiv mujor, një moment historik për një shërbim të tillë. Në muajin mars, kompania kishte një vlerë prej 11 miliardë dollarë, gjë që e vendosi prapa Snapchatit, por para shërbimeve të tjera si Dropbox dhe Airbnb.

Sipas kompanisë, 70% e 100 milionë përdoruesve aktiv mujor nuk janë duke përdorur shërbimin për të bërë vetëm ‘pins’, ata janë duke ruajtur linqe dhe duke klikuar në to për të mësuar sa më shumë, shkruan arbresh.info. Po ashtu, edhe numri i kërkimeve në Pinterest është rritur për 81% në krahasim me vitin e kaluar.

Kompania ka zbuluar gjithashtu se njerëzit shtojnë rreth 24 milionë poste që kanë të bëjnë me veshjen brenda ditës./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme